Sport City do të luajë në Champions League, CAS rrëzon vendimin e UEFA-s

City do të luajë në Champions League, CAS rrëzon vendimin e UEFA-s

Manchester City shfajësohet nga të gjitha akuzat dhe do të lejohet të luajë në Champions League. Kështu vendosi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) këtë të hënë.

Sipas vendimit të CAS, City “nuk ka kryer fshehje të fondeve si kontribute nga sponsorizimet”, që ishte edhe akuza në bazë të të cilës u pezullua nga UEFA në shkurt për të mos luajtur për dy vite në Champions League.

UEFA pretendonte se City kishte shkelur rregullat e “Fair play”-t financiar, në vitet 2012-2016. Për këtë akuzë u gjobit fillimisht me 30 milionë euro, shifër që më pas u ul në 10 milionë.

CAS pranoi në vendimin e publikuar se City nuk bashkëpunoi me autoritetet e UEFA-s, por hodhi poshtë vendimin e përjashtimit.