Manchester City i Pep Guardiolës konfirmohet si skuadra më e mirë në botë.
Në finalen e Kupës së Botës për klube që është luajtur mbrëmjen e sotme në Xhedah të Arabisë Saudite, City ka mposhtur brazilianët e Fluminense me një poker golash.
Djemtë e Pep Guardiolës shënuan 4 herë, duke hapur serinë e golave pas vetëm 40 sekondash, me Julian Alvarez që çoi topin në rrjetë.
Më pas në minutën e ’27 një autogol nga Nino dyfishoi epërsinë e Cityt pasi përpjekja e Phil Foden për të shënuar u devijua.
Ylli anglez i dal nga akademia e “Citizens” e gjeti golin e tij në pjesën e dytë, duke e çuar rezultatin e sfidës në 3-0.
Goli i katër i sfidës u shënuan sërish nga Julian Alvarez, duke bërë që City të fitojë edhe trofeun e pestë për vitin 2023.
FT: Man City 4-0 Fluminense
Man City's magnificent 2023 comes to an end! 🔥 pic.twitter.com/VLMkW0Zwqh
— Football on TNT Sports (@footballontnt) December 22, 2023