Manchester City jep spektakël duke shkatërruar në derbin qytetas rivalët e United. Rezultati 6-3, paradoksalisht, nuk tregon diferencën e vërtetë në fushë. Me United që shkurton paksa rezultatin vetëm kur nuk shërbente më, me anë të Martial.
Protagonistë ë padiskutueshëm ishin Phil Foden dhe Erling Haaland, autorë të dy të një triplete. Në rastin e norvegjezit shtatlartë, madje, ky është tregolëshi i tretë radhazi në stadiumin Etihad.
Ndeshja nuk u diskutua për asnjë moment, duke u zhbllokuar nga Foden që në minutën e 8-të, ndërkohë që pjesa e parë u mbyll me rezultatin 4-0.
Në stol, pa patur mundësi të hyjë asnjë minutë, ishte Cristiano Ronaldo, tashmë totalisht jashtë planeve të trajnerit holandez ten Hag. Më këtë fitore, City i afrohet me një pikë kryesuesve të Arsenalit.