Flokët e gjatë të verdhë, këmbët “kilometrike”, por mbi të gjitha një ngjashmëri bridhje me Brigitte Bardot: sapo ajo u shfaq në catwalk, rimishërimi i kukullës Barbie, nuk kishte dyshim, Claudia Schiffer do të bëhej “mbretëresha” e supermodeleve, e atij grupi të jashtëzakonshëm të vajzave që në vitet nëntëdhjetë, pushtuan sistemin e modës dhe kopertinat e revistave më prestigjioze të modës, duke arritur shifrën rekord të 700 kopertinave.
Por mbi të gjitha, Schiffer ka mishëruar prototipin e bukurisë perfekte, duke u bërë gjithashtu edhe pikë referimi, për fat të keq i paarritshëm. Më 25 gusht “Mbretëresha Claudia”, e lindur në vitin 1970 në Rheinberg, Gjermani, për këtë numëron mbi tortë 50 qirinj.
Por miti i përsosjes tek ajo është akoma i gjallë. Claudia është ende në podiumin e super modeleve që shqetësojnë sistemin e modës në vitet nëntëdhjetë, të diskutuar nga stilistët me tarifa yjore. Schiffer kishte veshur disa nga pamjet më emblematike të të gjitha markave më të mëdha. Ishte një mit i bukurisë së asaj periudhe, duke arritur një vend në Librin e Rekordeve Guinness për t’u shfaqur në numrin më të madh të kopertinave të revistave të modës.
Aktivitete dhe reklamat e shumta e kanë bërë atë të grumbullojë një trashëgimi. Claudia ka pozuar për shumë marka, por ajo ishte veçanërisht e lidhur me një stilist, Karl Lagerfeld.
“Karl ishte pluhuri im magjik – tha modelja në funeralin e Kaiserit në shkurt 2019 – ai më shndërroi nga një vajzë e trembur gjermane në një supermodel. Ai më mësoi modën, stilin dhe mbijetesën në botën e modës.”
Që nga fushata e parë për Guess në 1987, dhe nga shfaqja e parë Chanel në 1990 me Karl Lagerfeld, i cili menjëherë e zgjodhi atë si muzën e tij, duke zëvendësuar Inès de la Fressange, Schiffer ka dalluar veten duke qenë e përpiktë, e saktë dhe e heshtur. Me pak fjalë, “mbretëresha e akullit”, siç e thërrisnin për drojën e saj duke menduar se ishte tip i ftohtë. Por përpara fotografëve, krijesa e bukur humbi akullsinë e saj të dukshme, duke u shndërruar në një grua sensuale, duke komunikuar të gjithë fuqinë e bukurisë së saj diellore.
Në këtë periudhë ajo është duke kuruar një ekspozitë fotografie në modën e viteve nëntëdhjetë, e planifikuar në Kunstpalast në Dyseldorf pranverën e ardhshme. Doli në pension nga catwalks në 2009, në pragun e 40 viteve Claudia nuk është përfshirë kurrë në thashethemet e mediave rozë.
Gjithashtu ka pasur një jetë private serioze, për gjashtë vjet, deri në vitin 1999 ajo përjetoi një lidhje romantike me iluzionistin David Copperfield.
Më 25 maj 2002 ajo u martua me producentin e filmit Matthew Vaughn, me të cilin pati tre fëmijë: Caspar Mattheë (lindur në 2003), Clementine Poppy (2004) dhe Cosima Violet (2010). Përveç modës, kujtohet pjesëmarrja e saj në filma të shumtë.