Aktualitet ‘Çmenden’ dy shoferë në rrugën Peqin-Elbasan, rrezikojnë edhe të tjerët

‘Çmenden’ dy shoferë në rrugën Peqin-Elbasan, rrezikojnë edhe të tjerët

Dy shoferë janë ndëshkuar nga policia me gjobën maksimale për shkak të shpejtësisë së lartë që kanë lëvizur në rrugë.

Policia Rrugore njoftoi se dy shoferët në fjalë kanë lëvizur me një shpejtësi marramendëse prej 198 dhe 202 kilometrash në orë në rrugën Peqin-Elbasan.

Në këtë aks shpejtësia e lejuar është vetëm 80 kilometra në orë.

Por ajo që rrezikon më shumë është edhe fakti se trafiku në këtë rrugë është shumë i lartë dhe rrezikon jetën e shoferëve të tjerë, por edhe përdoruesve të rrugës.

“Policia Rrugore apelon dhe njëherë për të gjithë drejtuesit e mjeteve, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor”, njoftoi policia.

Përveç gjobës maksimale, dy shoferëve u janë hequr edhe nga 8 pikë në lejen e drejtimit.