Modelja Jori Delli është kthyer në një nga banoret më të diskutuara edhe pse ka pak ditë që është bërë pjesë e “Big Brother Vip.” Kjo për shkak të afrimitetit që krijoi me Luizin, i cili po komentohet kudo në rrjet.
Pjesa më e madhe e komenteve e shikojnë marrëdhënien e tyre si një flirt, ndërsa një pjesë më e vogël i shikojnë diskutimet dhe veprimet e tyre si një raport normal mes dy banorëve.
Së fundmi, një mendim e ka dhënë dikush që e njeh më mirë Jorin, modelja Beniada Nishani. Ajo u pyet rreth mendimit të saj për marrëdhënien e Luizit me Jorin dhe preferoi të përgjigjet me një rast që ka ndodhur në shtëpi, ku këngëtari i dhuroi një trëndafil modeles.
Beniada shtoi se Jori nuk ka asnjë qëllim “të trazojë” Luizin, apo marrëdhënien e tij me Kiarën.
“Luizi i dha një trëndafil Jorit dhe ajo i tha “ky trëndafil ka aromën e Kiarës”, tani se çfarë po bën, nuk e di. Unë nuk mendoj se Jori ka hyrë me atë qëllim, që të “trullosë” Luizin. Koha do ta tregojë se është një vajzë shumë e shkathët dhe me zemër shumë të madhe”, tha Beniada.
Edhe pse Luizi është i lidhur me Kiara Titon, të cilës ia ka shprehur pëlqimin ndaj saj që ditën e parë, duket se fjalën “të dua”, e ka pasur më të lehtë t’ia shprehë Jorit. Të paktën kështu e pohoi vetë ai.