Një pëllumb garash u ble në një ankand në Belgjikë për shifrën rekord të 1.6 milionë eurove nga një blerës misterioz kinez.
Pëllumbi 3-vjeçar i quajtur “Kimi i ri” u shit në një ankand online i organizuar nga Parajsa e Pëllumbave (Pipa).
Çmimi i këtij pëllumbi tashmë hyri në listën e rekordeve duke thyer dhe rekordin e një viti më parë të pëllumbit Armando, i cili u shit për 1.25 milionë euro.
Sipas të dhënave, ky zog pritet të përdoret nga blerësi i tij kinez për mbarështim.