Ekonomi Çmimet e naftës arrijnë rekordin e 258 lekëve

Çmimet e naftës arrijnë rekordin e 258 lekëve

Çmimi i naftës arrin në rekorde maksimale historike. Bordi i Transparencës ka vendosur që çmimi i naftës të rritet me 10 lekë, duke arritur në 258 lekë.

Ky është sërish niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, duke kapur fillimin e marsit, kur nafta për pak ditë u tregtua me rreth 260 lekë.

Benzina dhe gazi kanë një rënie të lehtë.

Benzina do të tregtohet me pakicë me 243 lekë, nga 244 lekë që ishte më parë (nga vendimi i Bordit, datë 1 qershor).

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, do të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet. Më herët gazi me pakicë është tregtuar me 90 lekë litri.

Në krahasim me fundin e muajit shkurt, nafta në vend po tregtohet gati 40% më shtrenjtë, duke rënduar buxhetin e konsumatorëve, por dhe duke rritur ndjeshëm kostot e transportit të bizneseve, që po e reflektojnë në shtrenjtimin e produkteve që tregtojnë.