Nga kjo e shtunë çmimi i naftës do të tregtohet 6 lekë më lirë. Bordi i Transparencës ka vendosur që çmimi i naftës në tregun e pakicës të jetë 223 lekë për litër nga 229 lekë që ishte.
Bordi ka ulur edhe çmimin e benzinës me 5 vekë, duke u shitur nga 203 në 198 Lekë për litër. Prej kohësh çmimi i gazit mbetet i pandryshuar, duke u tregtuar me 78 Lekë për litër.
Ministria e Financave thekson se Bordi nuk cakton çmimet e naftës bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ.