Ekonomi Çmimi i naftës ulet me 9 lekë

Çmimi i naftës ulet me 9 lekë

Bordi i Transparencës në mbledhjen e së premtes ka vendosur që çmimi tavan i shitjes së naftës të jetë 219 lekë/litër.

Ndërkohë çmimi për shitjen e benzinës do të jetë 205 lekë/litri dhe gazi i lëngshëm 115 lekë /litri.

Ditën e martë çmimi i fiksuar për naftën nga bordi ishte 228 lekë për litër.

Vendimi hyn në fuqi nga sot dhe sipas Bordit vjen nga reflektimi në ndryshimin e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.