Bordi i Transparencës ka ulur sërish çmimet e karburanteve.
Në krahasim me vendimin e një dite më parë, nafta sot ka rënë me 6 lekë, ndërsa benzina me 5 lekë.
Në tregjet ndërkombëtare nafta ka arritur 103 dollar për fuçi, si shkak i frikës për një recesion global.
Njoftimi i Bordit
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 226 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 214 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 211 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 199 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.