Bota CNN: Izraeli informoi SHBA për sulmet ndaj Iranit, por nuk u miratua...

CNN: Izraeli informoi SHBA për sulmet ndaj Iranit, por nuk u miratua përgjigjja

Shtetet Bashkuara të Amerikës u infomuan për planet e Izraelit për të goditur, por ata nuk e miratuan veprimin, thonë zyrtarë të paidentifikuar disa media amerikane.

Si NBC ashtu edhe CNN kanë raportuar zyrtarë të paidentifikuar duke thënë se Izraeli i dha Washingtonit paralajmërim paraprak.

“Ne nuk e miratuam përgjigjen,” citoi CNN një zyrtar.

Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni nuk kanë dhënë ende ndonjë koment mbi sulmin e raportuar, për të cilin Irani thotë se përbënte vetëm disa dronë.

Irani nga ana tjetër ka hedhur poshtë raportet për një sulm raketor. Një zyrtar i Teheranit është shprehur se “lajmet e mediave amerikane nuk janë të vërteta”.

Zyrtarisht, qeveria izraelite nuk ka reaguar për sulmin, ndërsa një zyrtar iranian tha për Reuters se nuk Republika Islamike nuk ka në plan të kundërpërgjigjet për momentin.