Kamerat e sigurisë të një dyqani kanë kapur momentin kur një tablet shpërtheu në duart e një riparuesi në provincën veriperëndimore të Bursa në Turqi ndërsa ai po përpiqej ta rregullonte atë.
Punonjësi i servisit të telefonave Enes Sahin po përpiqej të riparonte tabletin kur ai papritmas shpërtheu në flakë. Sipas tij, shkak mendohet të ketë qenë nxehja e baterisë.
Pajisja që digjej pas shpërthimit u shua më pas nga punëtorët e dyqanit.