Një fjalë e thënë nga Kiara Tito ka mjaftuar që Luiz Ejlli të ndihet mirë dhe këtë situatë ta bisedonte me Sabianin.
Teksa këngëtari ka kërkuar të zhvendosë rrobat e tij të dimrit, ka ndërhyrë moderatorja duke i thënë se mund t’i dërgojnë tek shtëpia e saj.
Në një bisedë me Sabianin, Luizi tha se u lumturua shumë kur Kiara i tha që ai t’i dërgonte rrobat e tij te shtëpia e saj.
Ai tha se është i lumtur për faktin që ata do jetojnë bashkë kur të dalin nga Big Brother.
“Të gjithë xhupat e dimrit, i futa tek dhoma e rrëfimit dhe i thashë do m’i çoni… dhe tha Kiara çoji tek shtëpia ime dhe kur të dalim i rregullojmë bashkë, i sistemojmë bashkë. E di si m’u duk? Sikur, kur të dalim nga këtu ne do të jetojmë bashkë, i marrim gjërat avash-avash bashkë. Se normal sfidë tjetër është edhe kur të dalim. Do jetë presioni, kurdo që të dalim,” u shpreh Luizi në një bisedë me Sabianin.
Ndërkohë, Sabiani është vënë në një pozitë të vështirë brenda në shtëpi, kjo për shkak të raportit që e bija Keisi, ka krijuar me Kristin.
Ndonëse ka tre ditë brenda në shtëpi, ai akoma nuk ka mundur dot të bisedojë me dy, lidhur me këtë marrëdhënie.
Duke biseduar me Luizin në verandë, ky i fundit i tha Sabianit se Kristi është djalë shumë i sinqertë, i matur dhe di t’i dalë për zot gjërave vetë. Një mënyrë kjo, për të bindur deri diku Sabianin që ai të krijojë një mendim edhe më të mirë për Kristin.