Çokollata mund të jetë një aleate e vlefshme jo vetëm për parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimer, por edhe për luftën kundër humbjes së peshës, sipas “Il Messaggero”.
Merita? Sipas artikullit të fundit të “Journal of Functional Foods” merita i atribuohet teobrominës, një alkaloid natyral i pranishëm në kokrrat e kakaos.
Studimi u krye nga një grup ekspertësh në Universitetin Zhengzhou, në provincën kineze të Henan.
Autorët e hulumtimit thanë se teobromina ka demonstruar veti neuroprotektive dhe aftësi për të parandaluar dëmtimin neuronal dhe për të përmirësuar kujtesën motorike dhe funksionet rregullatore njohëse.
Si rezultat, substanca dhe derivatet e saj janë përshkruar si agjentë efektivë për parandalimin e çrregullimeve të trurit, duke paraqitur perspektiva të rëndësishme në fushën mjekësore.