Shumë pak e dinë por Pierluigi Collina, një ndër arbitrat më të mëdhenj që ka njohur historia e futbollit (sot mbushi 60 vjeç) ishte tifoz me Bolonjn dhe Lazio…
“Jam rritur në Bolonja: ishte normale të isha tifoz kuqeblu. Në moshën 14 vjeç më pëlqente Wilson i Lazios dhe simpatizoja bardhekaltërit kampionë Italie. Nuk e mendoja që do të bëhesha arbitër. Mos mendoni se një tifoz, një lojtar apo gazetar nuk kanë qenë tifoz me ndonjë ekip! Por, futet profesionaliteti në mes. Bëj tifo për veten!
Po ju them vetëm dy detaje: kam arbitruar ndeshjen e kthimit Bolonja-Parma, playout për të mos rënë nga kategoria, në qytetin tim, ku kam shumë miq! Bolonja humbi dhe ra nga kategoria. Dhe, Lazio, ekipi për të cilin simpatizoja, në 9 ndeshjet e para që kam arbitruar, nuk ka fituar asnjërën!”.
Sa i përket VAR: “Teknologjia nuk duhet të bëhet domosdoshmëri por parashutë… Arbitrat të mendojnë sikur nuk ekziston teknologjia kur vendosin”.