Interi është i foksuar në dy drejtime, këtë muaj: te ndeshjet e kampionatit dhe merkatoja. Edhe përballja me Lecce nuk është kurrsesi një gjë e parëndësishme për Antonio Conte. Asnjë ndeshje, në cilëndo fazë, për nga filozofia e trajnerit salentin, nuk duhet nënvlerësuar kurrë: “Është një udhëtim ndryshe. Kthimi në qytetin tim është gjithmonë një emocion i shkëlqyer, si për gjithë familjen time. Stadiumi në “Via Del Mare” është pika, prej nga ku fillova. Qyteti dhe skuadra e Lecce janë në zemrën time, gjithmonë do të qëndrojnë aty.
Sidoqoftë, nga ky përjetim nuk ndryshon asgjë në planin sportiv. Është ndeshja e parë e gjysmës së dytë të kampionatit dhe duhet të na gjejë të përqendruar. Ne gjithmonë duhet ta ngremë “stekën”, për të dhënë shenja të stabilitetit. Përsëritja e fazës së parë nuk do të jetë e lehtë. Mënyra e vetme për ta përsëritur veten është të stërviteni gjithnjë e më shumë, me të njëjtin përqëndrim”.
Disa fjalë edhe për janarin, muajin e përcaktuar për merkato: “Kjo është periudha më e vështirë për një trajner, sepse duhet të menaxhosh të gjitha situatat, ato të tregut dhe të fushës. Kësi situatash mbartin viruse me vete. Lojtarët duhet të jenë të fokusuar maksimalisht te loja, që të mos ndikohen nga zërat e merkatos”.
Blerja e parë e janarit, ndërkohë, ka arritur tek Interi, edhe pse nuk do të jetë në mesin e të grumbulluarve për transfertën e nesërme: “Young e ka të pamundur që të vijë në Lecce, ai do të stërvitet sot dhe nesër, do të fillojë të përshtatet me filozofinë tonë dhe do të jetë në maksimum për sfidën ndaj Cagliari. Ai është një lojtar superekspert, ka një karrierë të rëndësishme, është fleksibël dhe i besueshëm. Ne kemi nevojë për lojtarë të besueshëm, që mund të krijojnë më pak ankth, kur dikush mungon. I vetmi problem për momentin është ta rikthejmë në gjendjen e duhur”.
Antonio Conte u kujdes të shuante një polemikë të mundshme me Jose Mourinho. Trajneri portugez e akuzoi atë, një ditë më parë, se kishte folur për Eriksen: “Ne e njohim njëri-tjetrin, me José nuk kam asnjë problem. Administrimi (interesimi për dikë, në kohë merkatoje) është krejt normal”. Lidhur me largimet e mundshme në merkato, pasi thotë që Vecino nuk është i disponueshëm, trajneri zikaltër shpjegon:
“Dera ime është gjithmonë e hapur. Unë i dëgjoj shqetësimet e ndryshme të lojtarëve dhe ndonjëherë duhet të bie dakord me to. Shkëmbimi Politano-Spinazzola? Nuk u realizua dot, edhe pse ishte bërë një zgjedhje teknike. Pra, lojtarët ishin dakord. Megjithatë, në kësi rastesh ndodhin edhe gjëra të papritura. Matteo ishte tashmë me kokën në Romë, dëshironte ta kishte këtë përvojë. Kemi edhe 12 ditë në dispozicion për të parë dhe zgjidhur situatën”.