Sipas Gazzetta dello Sport, Antonio Conte ka gati një listë dëshirash që do t’ia dorëzojë Marotta-s dhe Ausilio-s: gjashtë emra, pesë goditje në merkato dhe një konfirmim me peshë.
Në fillim duhet mbajtur Lautaro Martinez. Klubi po reziston dhe ia ka bërë të qartë Barcelonës se nuk ka ndërmend të bëjë ulje. Conte synon ta mbajë Demin për të mos kthyer përmbys repartin e sulmit.
Lista e dëshirave
DZEKO – Është gjithmonë Dzeko goditja për sulmin që do të donte Conte. Inter ka qenë shumë afër boshnjakut verën e kaluar dhe ylli i Roma-s mbetet në krye të listës së objektivëve.
VIDAL – Një tjetër njohje e vjetër, një lidhje që nuk është zgjidhur kurrë. Kiliani është mesfushori ideal për lojën e Conte-s, por Int er-i do të presë të kuptojë se çfarë do të ndodhë me Lautaro-n para se të bëjë një tentativë.
EMERSON – Do të duhet një përforcim në krahun e majtë dhe për Conte-n profili ideal mbetet ai i Emerson Palmieri-t. Zikaltrit kanë nisur bisedimet me lojtarin, mbetet për t’u bindur Chelsea.
KANTE – Një emër me peshë që është pjesë e listës për shkak të marrëdhënies shumë të mirë që ekziston mes lojtarin dhe trajnerit të Inter-it.
Ish-ylli i Leciester nuk është më i paprekshëm te Chelsea dhe klubi zikaltër ka nisur të monitorojë situatën e tij.
VERTONGHEN – Në bazë të shitjeve të mundshme (si Godin) dhe përtej blerjes së mundshme të Kumbullës për të ardhmen, Inter-i vazhdon të ndjekë Jan Vertonghen, kontrata e të cilit me Tottenham-in skadon në fundin e këtij sezoni. Një zgjidhje “low cost” tunduese.