Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, njoftoi të hënën në mbrëmje se qeveria italiane ka vendosur që të pezullojë çdo aktivitet sportiv.
“Nuk mund të lejojmë që të luhen as ndeshjet e futbollit. Më vjen keq, por tifozët duhet ta kuptojnë situatën. Edhe palestrat që shërbejnë për zhvillimin e aktiviteteve sportive duhet të qëndrojnë të mbyllura”, deklaroi Conte.
Sporti italian do të qëndrojë pezull deri në datën 3 prill.