Tani është zyrtare: Antonio Conte is back! Tekniku italian ka firmosur për Tottenham. E lajmëroi vetë klubi që ka lidhur një kontratë dyvjeçare me italianin, ndërsa ka opsionin edhe për një tjetër vit ekstra në rast se gjithçka shkon sipas planit.
Conte do të përfitojë nga kontrata e re shumën e majme prej 13 milionë paund, teksa do të “përveshë menjëherë mëngët” për të nisur nga puna duke qenë se ecuria e Tottenham në këtë sezon është tejet negative.
Mediat britanike bëjnë të ditur se ish-trajneri i Interit është takuar me lojtarët dhe ka tashmë vëmendjen për ndeshjen debutuese, e cila do të jetë të enjten në Europa Conference League përballë holandezëve të Vitesse.
Kujtojmë se më parë, në Premier League, Konte ka qenë në krye të Chelsea me të cilën fitoi kampionatin në sezonin 2016-2017, ndërsa në vitin 2018 fitoi edhe FA Cup. Suksese të cilat Konte do të kërkojë t’i përsërisë edhe me Tottenham.
Mediat britanike kanë zbuluar edhe emrat e futbollistëve që tekniku italian do të kërkojë t’i ketë që në janar nën urdhrat e tij. Ai e ka thënë qartë se nevojiten përforcime të shumta, të cilat drejtori sportive, Paratici, do të synojë t’i bëjë shumë shpejt reale.
Vlahovic dhe Kessie janë dy emrat që do të përforcimin sulmin e “Spurs”-ave. Në listë janë edhe dy lojtarë të Juventus, Matthijs De Ligt dhe Federico Chiesa. Stefan de Vrij i Interit për mbrojtjen dhe Lazzari i Lazios për mesfushën. Të gjithë lojtarë që Conte i njeh shumë mirë, pasi kanë spikatur në Serinë A.