Barazimi me Veronën, rezultati i dytë negativ radhazi për Interin ka zhgënjyer tejmase Antonio Conte i cili në prononcimin për mediat në fund të ndeshjes trembi tifozët e Interit përsa i përket të ardhmes, por edhe drejtuesit, duke lënë të kuptohet se në fund të këtij sezoni do të ketë ndryshime të mëdha në klub, ndryshime që mund të prekin edhe atë vetë duke menduar dorëheqjen.
“Këtu po bëhet një punë e madhe dhe kjo shihet, por fakti që kemi humbur 20 pikë nga situata kur ishim në avantazh, na bën që të reflektohemi dhe të përmirësohemi. A ka nevojë për kampionë skuadra? Nuk do të flas, pasi nëse e bëj ju do të më masakroni. Unë do të bëj vlerësimet e mia në fund të sezonit, ashtu si edhe klubi. Nëse ka diçka për t’ia thënë shoqërisë, do t’ia them. Të gjithëve iu pëlqen të fitojmë, por duhet kuptuar nëse jemi afër apo larg të fituarit. Nëse shohim numrat, sheh që kemi në posedim të lartë të topit, por në fund vlen rezultati dhe ne kemi humbur pikë me Sasuolon, Bolonjn dhe Veronën”, u shpreh Conte.