Ka bërë shumë bujë në Itali, lirimi nga burgu i Giovanni Bruscas, njeriut që fshihej pas atentatit të masakrës së Cpaci-t, u mbetën të vrarë gjyqtari Giovanni Falcone, gruaja e tij dhe tre truprojat.
Brusca, i njohur me pseudonimin “derri”, është autor i mbi 150 vrasjeve, përshirë dhe atë të një fëmije 11 vjeç, të cilit ia shkriu trupin me acid. Ai u arrestua në vitin 1996, ndërsa disa vite më vonë, u shpall si i penduari i drejtësisë dhe ndihmoi në identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të Cosa Nostra-s.
Pas daljes nga burgu, “Corriere della Sera” ka një sjellë një rrëfim të Brusca-s të dhënë pesë vite më parë.
Brusca (sot 54 vjeç) ka shprehur ndjesën e tij ndaj çdo gjëje që ka bërë në të kaluarën. Ai i kërkoi falje familjarëve dhe të afërmve të viktimave, duke shtuar se ka krijuar shumë dhimbje e trishtim. Ndër të tjera, ai i kërkoi falje gruas dhe djalit të tij, të cilët sipas Bruscas kanë vuajtur së tepërmi nga gabimet e tij.
“Vendosa të flas, edhe pse fytyrën time nuk e zbuloj dot për arsye sigurie, por me gjithë shpirt do e kisha bërë. Jam përpjekur vitet e fundit si bashkëpunëtor i drejtësisë të jap kontributin tim, sa më shumë që të jetë e mundur dhe t’u jap një shpjegim shumë personave që kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë. Dhe unë kryesisht i kërkoj falje djalit dhe gruas time, të cilët vuajtën dhe po paguajnë indirekt për zgjedhjet e mia të jetës. Së pari si anëtar mafie, pastaj si bashkëpunëtor i drejtësisë, sepse fatkeqësisht në vendin tonë ata që bashkëpunojnë me drejtësinë janë gjithmonë te denigruar. Përkundrazi besoj në një zgjedhje shumë e rëndësishme e jetës, morale, gjyqësore por mbi të gjitha njerëzore. Kjo na lejon t’i japim fund Cosa Nostra, të cilën unë e quaj një fabrikë vdekjeje, as më shumë e as më pak”.