Emiljano Tola, student i vitit të tretë në Fakultetin e Mjekësisë ka ndërruar jetë pas infektimit nga virusi Covid-19. 21-vjeçari Tola, me origjinë nga Librazhdi, ka qenë i shtruar në një prej spitaleve COVID dhe ditën e sotme ka humbur betejën me virusin.
Lajmi është ndarë nga faqja zyrtare në Facebook e Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë.
“Nje rrugetim i nderprere ne gjysme! Sot mungon mes nesh Emiljano Tola. Student i shkelqyer i vitit te trete ne progamin mesimor Mjekesi e Pergjithshme. Dekanati i Fakultetit te Mjekesise, shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes per kete humbje te madhe. U prehsh ne paqe!”, thuhet në postim.
Nje rrugetim i nderprere ne gjysme!
Sot mungon mes nesh Emiljano Tola. Student i shkelqyer i vitit te trete ne progamin…
Posted by Fakulteti Mjekesise Tirane on Saturday, 27 March 2021