Sektori kryesor i turizmit në Greqi po përballet me humbje katastrofike për shkak të epidemisë COVID-19, njoftoi sot dhoma e hotelierëve të vendit.
Një studim i kryer në fillim të prillit nga Instituti i Kërkimit të Turizmit vlerësoi një humbje prej rreth 4,5 miliardë eurosh.
Kriza tregoi se dy të tretat e hotelierëve ishin të friksuar nga rreziku i falimentimit dhe qytetarët kishin humbur 45 000 vende pune.
“Turizmi ka ndaluar. Hotelet po dërgojnë sinjale ndihme”, deklaroi kreu i dhomës, Alexandros Vasilikos, në një konferencë shtypi.