Shkencëtarët që eksperimentojnë në laborator kanë zbuluar se koronavirusi i ri që shkakton sëmundjen COVID-19 është i aftë të infektojë dy lloje të qelizave të trurit, neuronet dhe astrocitet.
Gjetjet mund të hedhin dritë mbi një arsye të mundshme për një sërë simptomash neurologjike, që mbeten te disa të mbijetuar nga COVID-19 edhe pasi të shërohen.
COVID-19 njihet më së miri si një sëmundje e frymëmarrjes, por për shumë viktima, ajo gjithashtu shkakton një sërë problemesh, përfshirë humbjet e kujtesës, lodhjen dhe një ndjenjë të ngadaltë, të paqartë shpesh e referuar si “mjegullim i trurit”.
“Shkencëtarët janë përpjekur të kuptojnë pse dhe si një infeksion koronavirus shkakton këto gjendje në tru”, tha udhëheqësja e studimit, Diana Cruz-Topete, një endokrinologe molekulare në Shreveport University në shtetin e Louisianës.
Virusi SARS-CoV-2 sulmon qelizat njerëzore duke synuar ata që njihen si receptorë ACE2. Këta receptorë janë proteina që mbulojnë sipërfaqen e shumë llojeve të qelizave, përfshirë ato të mushkërive, zemrës, veshkave dhe mëlçisë.
Shkencëtarët morën qelizat nervore njerëzore të rritura në enët laboratorike dhe studiuan ARN-në dhe proteinat që prodhon, për të kërkuar prova se kishte shprehje të ACE2.
Si astrocitet, ashtu edhe neuronet shprehnin receptorin ACE2, zbuluan shkencëtarët.
Hapi tjetër ishte të shihej nëse qelizat e trurit mund të infektohen.
Për ta bërë këtë, ata përdorën një virus zëvendësues të modifikuar për të shprehur proteinën spike, që lejon koronavirusin të “zhbllokojë” receptorin ACE2 dhe të hyjë në një qelizë.
Shkencëtarët lëshuan virusin e tyre si në astrocite ashtu edhe në neurone dhe zbuluan se të dy llojet e qelizave të trurit mund të infektohen me SARS-CoV-2.
Sidoqoftë, astrocitet kishin më pak të ngjarë se neuronet të infektohen.
Studiuesit nuk janë të sigurt pse ndodh kjo, por pavarësisht nga arsyeja, pasi ka shumë prej tyre, ato i japin virusit mundësi të mjaftueshme për të pushtuar dhe për t’u replikuar.
Sipas studiuesve, sapo astrocitet infektohen, ato potencialisht mund të përdoren si një gur themelor për virusin për të arritur neurone më të prekshme, që mund të shpjegojë shumë nga simptomat neurologjike që shihen tek pacientët COVID-19, përfshirë humbjen e nuhatjes dhe shijes, çorientimin, psikozën dhe goditjen në tru.