Në Itali janë konfirmuar sot 13 314 raste të reja COVID-19 dje 356 viktima në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë italliane të Shëndetësisë.
Norma e pozitivitetit për rastet e reja është në 4,4%, e krahasuar me 5,6% dje.
Pacientët e pranuar në kujdesin intensiv janë 2 146, me 28 më shumë se dje.
Nga ana tjetër, pacientët e shtruar në spital me simptoma janë 18 295 (+140).
Rastet pozitive aktuale kanë filluar të rriten sërish duke arritur në 387 948 (+45 krahasuar me dje).
Totali i personave të shëruar është 2 347 866 (+12 898).
Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 96 348.
Mbetet sipas ekspertëve një trend i qëndrueshëm, ku vala e infeksionit të dhjetorit nuk është përsëritur më, dhe nuk shënohen më shumë se 16 mijë raste nga mesi i janarit.
Por situata mund të ndryshojë, dhe jo domosdoshmërish për mirë. Sipas analizave të fundit, rreth 39% e testimeve të reja janë mutacionet e COVID-19, me kapacitet përhapës më të madh se ai origjinal. Sot u deklarua se rasti i parë me mutacionin brazilian është gjetur në kryeqytetin e saj, Roma.
Në veri, janë të shumta bashkitë dhe lokalitetet që janë shndërruar në zonë të kuqe dhe gjenden në karantinë totale. Situata është shqetësuese veçanërisht në provincën e Breshës, ku autoritetet shëndetësore kanë deklaruar se mund të jemi përballë valës së tretë të pandemisë”.