Aktualitet COVID-19 në Shqipëri, në shtator bie me 25 përqind numri i viktimave,...

COVID-19 në Shqipëri, në shtator bie me 25 përqind numri i viktimave, por jo rastet e reja

Në Shqipëri muaji shtator u mbyll me një numër më të ulët të viktimave nga COVID 19, gati 25 përqind më pak, ose 98 persona që kanë humbur jetën, kundrejt 129 vdekjeve të regjistruara përgjatë muajit gusht. Në total që nga fillimi i pandemisë, janë 388 qytetarë të cilët janë mundur nga koronavirusi.

Sa i përket rasteve, ato kanë mbetur thuajse në të njëjtin nivel me një muaj më parë, 4200 të prekur në shtator dhe 4210 të prekur në gusht, ndonëse, numri i testimeve arriti në 25404, ose rreth 14 përqind më shumë se përgjatë gushtit.

Këta dy muaj kanë regjistruar dhe nivelin më të lartë të rasteve të konfirmuara. Ndërsa që nga muaji mars kur u shënuan rastet e para, e deri tani janë 13806 të infektuar, 64 përqind e të cilëve, janë zbuluar në gusht dhe shtator. Aktualisht në të gjithë vendin janë ende 5341 raste aktive.

Pavarësisht faktit se të infektuarit ishin në kuota gati të njëjta, të shëruarit ishin më të shumtë në shtator (2636 persona rezultuan pozitivë ndaj dy testeve radhazi), ndërsa në gusht ishin regjistruar 2480 të shëruar. Në total numri i tyre ka arritur në mbi 8 mijë raporton VOA.