230 persona kanë arritur ta mposhtin koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në mbi 8 mijë numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Kjo është shifra më e lartë e raportuar ndonjëherë për shërimet ditore mes të infektuarve në Shqipëri. Më parë numri më i lartë i të shëruarve qe raportuar më 1 shtator ku pati 227 persona që e mposhtën virusin.
Ndërkohë që janë kryer mbi 1 mijë testime në 24 orët e fundit (edhe ky një rekord), nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 157 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në:
75 raste në Tiranë, 10 në Korçë, nga 9 raste në Durrës, Berat, nga 6 raste në Fier, Gjirokastër, 5 në Vlorë, 4 në Kuçovë, nga 3 raste në Shkodër, Elbasan, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Divjakë, nga 2 raste në Tropojë, Kamëz, Mat, Maliq, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Malësi e Madhe, Prrenjas, Bulqizë, Gramsh, Patos.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e ka humbur betejën me COVID19, një 66-vjeçar nga Kukësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 203 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar.