Covid-19 ka shtyrë sërish serialin e njohur “Friends”. Këtë herë xhirimet e tij do të nisin në Mars të vitit 2021. Në fillim xhirimet ishin planifikuarr në Ditën e Falenderimeve, në fund të këtij muaji , por pandemia po vijon që të shënojë rekorde globale.
Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer kanë rënë dakord sërish për t’u ribashkuar.
Wall Street Journal raportoi në Korrik se HBO Max po paguan 425 milionë Dollarë për të realizuar serialin për pesë vjet. Sipas BBC, mësohet se secili prej tyre do të paguhet plot 2.5 milionë Dollarë vetëm për këtë ribashkim.
Xhirimet do të zhvillohen nga Warner Bros në Burbank, California. Ai do të transmetohet në shërbimin streaming HBO Max, ndërsa në kinema ende nuk dihet për shkak të pandemisë Covid-19, e cila me shumë gjasa do t’i mbajë të mbyllura për shumë kohë.
“Friends” është serial televiziv amerikan, i krijuar nga David Crane dhe Marta Kauffman. Transmetimet filluan nga viti 1994 deri në 2004, duke zgjatur me 10 sezone. Shfaqja e fundit u ndoq nga 52.5 milionë njerëz në SHBA, duke e bërë atë episodin më të shikuar televiziv të viteve 2000.