Bota COVID-19 uli me 99% numrin e pasagjerëve, “Lufthansa” kërkon 9 miliardë euro

COVID-19 uli me 99% numrin e pasagjerëve, “Lufthansa” kërkon 9 miliardë euro

“Lufthansa” është duke negociuar një ndihmë prej 9 miliardë eurosh me fondin e stabilizimit ekonomik të Gjermanisë për të siguruar të ardhmen e saj.

“Bordi Ekzekutiv po vazhdon negociatat me qëllim sigurimin e  qëndrueshmërisë të kompanisë në dobi të klientëve dhe punonjësve të saj”, bëri me dije kompania në një deklaratë.

Vlera nominale e aksioneve të “Lufthansa” është 2.56 miliardë euro. Me këtë çmim 25% e aksioneve do të kushtonte më pak se 500 milionë euro. Nëse “Lufthansa” vendos një ulje kapitali do t’i mundësonte shtetit të blinte aksionet për një shumë edhe më të vogël.

Zvicra, Austria dhe Belgjika, ku “Lufthansa” ka filiale të rëndësishme, gjithashtu kanë ofruar ndihmë. Si kusht i shpëtimit, kompania ajrore mund të heqë dorë nga pagesa e dividendëve në të ardhmen.

Muajin e kaluar grupi i linjave ajrore kërkoi një paketë shpëtimi pasi ndalimet e udhëtimit për të frenuar përhapjen e koronavirusit çoi në një rënie prej 99% të numrit të pasagjerëve.