Presidenti rus, Vladimir Putin është vetizoluar, pasi brenda rrethit të tij të shoqërimit janë shfaqur raste të infektimeve me Covid-19.
Prandaj, Putin nuk do të marrë pjesë fizikisht në samitin e CSTO & SCO (Organizata e Bashkëpunimit e Shangait), por do të jetë online.
”Putin ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore”, theksoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Vladimir Putin duke pasur parasysh rastet e koronavirusit do të duhet të izolohet për një periudhë të caktuar kohe”, theksoi ai.