Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër arsimtareje në vend, në moshë të re, duke lënë pas dy fëmijë.
Mësohet se Manjola Nikolli (Pepkolaj), 41-vjeçe mësuese në shkollën “Pashko Vasa”, Rrëshen ishte nënë e një vajze dhe e një djali.
Ajo ishte e shtruar në një nga spitalet Covid në kryeqytet, ku edhe ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, duke mos e fituar dot betejën me virusin.