Sport CR7 vendos rekordin e çmendur në 90 minuta dhe zgjedh më të...

CR7 vendos rekordin e çmendur në 90 minuta dhe zgjedh më të mirët e sporteve (Video)

Superylli Cristiano Ronaldo ka marrë pjesë në debatin e më të mirëve në histori pas hapjes së kanalit të tij të ri në YouTube.

Emri i Ronaldos shfaqet rregullisht në debatet për futbollistin më të madh të të gjitha kohërave së bashku me rivalin e vjetër Lionel Messi. Megjithatë, ylli i Al-Nassr tani ka zbuluar se kush janë më të mirët, sipas tij, e tij në sporte të ndryshme.

Kanali në YouTube do ta lejojë Ronaldon të angazhohet me bazën e fansave të tij dhe të tregojë një anë të sulmuesit që ndjekësit ndoshta nuk e kanë parë akoma.

Në hapjen e kanalit, Ronaldo-s iu kërkua të zgjidhte mes emrave të ndryshëm të yjeve të sportit. Ai zgjodhi NBA para NFL, Michael Jordan përpara Steph Curry, por pati pak më shumë probleme kur bëhej fjalë për superyjet e tenisit Rafa Nadal dhe Novak Djokovic, ndërsa i zgjodhi që të dy.

Ronaldo foli edhe për motivimin pas kanalit të tij të ri:

“Jam shumë i lumtur që realizoj këtë projekt, më ka shkuar në mendje prej shumë kohësh, por më në fund kemi mundësinë ta realizojmë.

“Gjithmonë më ka pëlqyer të kem një marrëdhënie kaq të fortë me fansat në rrjetet sociale dhe kanali im në YouTube do të më japë një platformë edhe më të madhe për ta bërë këtë dhe ata do të mësojnë më shumë për mua, familjen time dhe pikëpamjet e mia për shumë tema të ndryshme.

“Pres me padurim të ndaj me të ftuarit biseda që pa dyshim do të befasojnë njerëzit!”.

Ronaldo ka thyer rekordin botëror duke u bërë kanali më i shpejtë në YouTube me një milion abonentë. Ai e arriti këtë shifër në vetëm 90 minuta.