Banka Credins prej më shumë se dy vitesh është transformuar në një ekspozitë arti duke promovuar piktorët dhe skulptorët e talentuar shqiptarë. Pas ekspozitave të mrekullueshme të shumë artistëve të mirënjohur, sot vijmë më të veçantë, pasi duam të promovojmë një piktore të re duke i ardhur në mbështetje talenteve dhe brezit të ri.
10 vepra janë ekspozuar duke sjellë freski në ambientet e drejtorisë qendrore ku klientët tanë dhe stafi mund t’i shijojnë. Edhe pse e re, Adela ka nisur një rrugëtim të bukur falë talentit dhe dedikimit të saj. Ajo ka hapur ekspozitën personale “Energy” në Paris, si dhe ka marrë pjesë në ekspozitën ndërkombëtare në Louvre (Carrousel de Louvre) “Boom” si dhe dy ekspozita në Milano duke u bërë ndër artistët e rinj shqiptarë që ekspozojnë veprat e tyre në arenën ndërkombëtare në një moshë kaq të re.
Ajo shprehet: “Për mua më e rëndësishme është që arti im të mos shkëputet nga unë, çdo vepër e imja është një copëz Adel, penelat i kam lënë mënjanë dhe artin tim e realizoj me trupin tim, me duart e mia, duke transmetuar aty çdo emocion dhe ndjesi në mënyrë të drejtpërdrejtë”. Stili, ngjyrat e ndezura, kombinimi i fortë si dhe përmasat e mëdha e bëjnë Adelën të jetë përzgjedhur për të kryer portrete dhe piktura për disa personalitete.
Jemi të lumtur që Credins bank po mbështet një artiste të re. Kjo ekspozitë përkon dhe me fushatën e fundit lançuar nga Credins bank dedikuar rinisë shqiptare.
“Paketa e Rinisë” nga Credins bank ofrohet pa komision për çdo të ri të moshës 18-25 vjeç, duke treguar mbështetjen tonë për të rinjtë dhe duke i motivuar ata të jenë udhërrëfyes të përdorimit të kanaleve digjitale në Shqipëri.
Credins bank është partnere e rinisë jo vetëm për shërbimet bankare, po duke i mbështetur në idetë e tyre inovative, hakathona, punësim, këshillim, leksione e edukim financiar në partneritet me botën akademike, komunitetin e start – upeve apo dhe partnerë ndërkombëtarë. Mbështetja e rinisë vjen në kuadër dhe të përgjegjësisë korporative dhe objektivit për zhvillim të qëndrueshëm specifikisht objektivit 4 “Arsim cilësor”, duke ofruar mundësi të barabarta për zhvillimin sa më të mirë të brezit të ri dhe akses në shërbimet bankare.
Le ta shijojmë ekspozitën e Adelës në këto ditë të bukura festash duke kontribuar si staf dhe klientë në promovim sa më të mirë të artit të saj.
Credins bank përherë në mbështetje të artit dhe artistëve shqiptarë!