Me Credins bank, vera e këtij viti duket se do të jetë stina më e bukur për të gjithë shqiptarët, të cilët do të kenë mundësi të përjetojnë emocione pafund. Strategjia e marketingut dhe e komunikimit do të ketë në fokus shpërblimin e klientëve besnik si dhe ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët e rinj, të cilat janë pjesë shumë e rëndësishme e politikave kryesore të bankës. Disa projekte të mëdha verore do të sjellin në vëmendje bashkëpunimin e veçantë mes dy markave lider në fushën e industrisë bankare si Credins bank & Mastercard.
Në prag të kampionatit Euro2024, një tjetër marrëveshje që do të sjelle bashkëpunime të rëndësishme dhe prestigjoze është ai mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Credins bank, ku Credins tashmë do të jetë sponsor zyrtar i Kombëtares së Futbollit. Konceptualisht e gjithë strategjia është hartuar për të ndërthurur tipologji të ndryshme fushatash komunikimi mbi produkte & shërbime bankare specifike, evente artistike, aktivitete sportive, të cilat do të vijnë në shumë dimensione sa shpërblyese po aq edhe argëtuese për të gjithë shqiptarët e veçanërisht për klientët e Credins bank. Bashkëpunimi me partnerë strategjikë do të bazohet në asocimin e vlerave respektive si në nivel biznesi, ashtu edhe atë njerëzorë.
‘Melodi’ është fushata e parë e lançuar pak ditë më parë nga Credins bank & Mastercard, e cila çeli siparin e projekteve verore. Fushata bazohet në shpërblimin e klientëve besnik të cilët përfituan 20% ulje për biletën e koncertit live ‘Motiv i Jetës Time’ të kantautorit të mirënjohur Alban Skënderaj. Një koncert që mirëpriti mëdatë 6 qershor, në stadiumin Air Albania rreth 24 mijë admirues të baladave hit si dhe shumë performancave të tjera artistike, të mbështetura zyrtarisht nga Credins bank & Mastercard.Këtij koncerti fillimisht i parapriu, një tjetër event ‘Meet & Greet’, ku të gjithë fansat klientë të Credins & Mastercard, patën mundësinë të takonin live idhullin e tyre për të bërë foto, marrë autografe dhe kaluar të tjera momente të bukura. ‘After Party’ ishte një tjetër mbrëmje private dhe mjaft speciale e cila përmbylli të plotë këtë event.
‘Të dua Shqipëri’ është slogani i projektit me të cilin Credins bank do të mbështesë Kombëtaren Shqiptare përgjatë gjithë Euro2024. Një projekt dinamik që bazohet në një miks bashkëveprimi aktivitetesh, fushatash si:
Lançimi i fushatës ‘Kështu e do Shqipëria’me në fokus komoditetin dhe rëndësinë e të paguarit me kartën Credins Mastercard, vjen me një larmi ngjyrash që ndërthurin kulturën shqiptare mes tradicionales dhe asaj moderne. E gjithë fabula është një folk situatash të ndryshme ku në vëmendje sjell tiparin karakteristikë të vendit tonë bujarinë. Lançimi i saj i parapriu atmosferës së bukur të kampionatit, ku Credins do të jetë sponsor zyrtar i ‘FunZone’, në sheshin Skënderbej. Credins& Mastercard do të shpërblejë klientët besnik, të cilët do të kenë mundësinë të shijojnë dhe përfitojnë dhurata të ndryshme, lojëra të bukura mjaft interaktive që do të zhvillohen përgjatë muajve Qershor & Korrik.
I gjithë ky mekanizëm, do të ketë një mbulim të plotë mediatik, duke përdorur kanalet e komunikimit, në mënyrë që audienca të jetë sa më e përfaqësuar dhe e informuar ne kohë reale. Përveç rëndësisë që Credins ju ka kushtuar këtyre projekteve, një fokus të veçantë kanë patur edhe dizenjimi kreativ komerciale si në aspektin komunikues ashtu edhe në atë marketues. Gjithmonë duke bashkëpunuar me agjenci kreative profesionale, Credins edhe këtë vit vjen për publikun me një stil komunikimi mjaft modern, dinamik dhe shumë rinor, por duke miksuar njëherazi edhe anën tradicionale.
E pranishme dhe aktive në eventet më kryesore të vitit, Credins sot është një nga ato institucione që di të tregojë vlerat dhe rëndësinë që ajo ka për politikat e përgjegjësisë sociale, si në fushën artit, sportit, turizmit, inovacionit, ekonomisë, etj, të cilat Credins i konsideron si një obligim moral ndaj komunitetit në të cilin operon prej 21 vitesh.