Credins Bank është partner dhe sponsor kryesor i INNVEST Summit 2021 për të dytin vit, duke kontribuar për një aktivitet kaq të veçantë të startup-ve, investitorëve, korporatave, drejtuesve e partnerëve, një aktivitet mjaft i rëndësishëm në fushën e inovacionit në Shqipëri i cili do të bëjë bashkë mbi 35 investitorë që do ndajnë historitë e tyre frymëzuese si dhe 10 ide inovatore që do të prezantohen përballë investitorëve engjëj. Një event ku do ekspozohen inovacionet më të fundit të korporatave, si dhe një vendtakim ndërmjet startupe-ve dhe investitorëve për të krijuar një komunitet global të inovacionit dhe digjitalizimit.
Ky bashkëpunim është i lidhur ngushtësisht me objektivat strategjike të bankës Credins për një transformim drejt inovacionit dhe teknologjisë për të sjellë një mënyrë të re të përdorimit të bankës në linjë me ndryshimin e sjelljes konsumatore dhe zhvillimeve të vazhdueshme që po ndodhin sot në botë dhe duke e konsideruar adaptimin si një pikë kritike për rritjen e mëtejshme të biznesit tonë dhe për të ofruar cilësinë më të lartë të shërbimit ndaj klientëve.
Fabiola Duro, organizatorja e këtij eventi thotë: “Jam shumë e nderuar të mirëpres Bankën Credins në INNVEST Summit 2021. Kjo bankë ka demostruar pasion dhe dedikim në mbështetje të bizneseve, të rinjve të talentuar dhe të ideve startup”. Përfaqësuesit e bankës Credins thonë: “Jemi krenarë që jemi në partneritet me Invest Summit 2021, pasi ata ndajnë pasionin tonë në mbështetje të biznesit dhe inovacionit që është thelbësore për zhvillimin e mëtejshëm të vendit”.
“Padyshim, ky është një vit mjaft i vështirë për çdo biznes, ku në kohëra kaq sfiduese që po kalojmë, biznesi dhe startup-et vazhdojnë të ecin me projekte ambicioze. Së bashku me INNVEST Summit, ne do mbështesim këto ide inovatore dhe ata që i kanë krijuar dhe zhvilluar për ti vënë më tej në jetë. Si pjesë e strategjisë tonë për të mbështetur inovacionit, Banka Credins do jetë prezente në panairin digjital me bankën lëvizese, por dhe duke promovuar mjaft projekte të finalizuara me sukses si: dega SMART, aplikacioni Credins Online, aplikimi online për shumë produkte dhe shërbime bankare, platforma crowdfunding Smile.al etj. të cilat shërbejnë si një shtysë, transferim njohurish dhe trajnim digjital për çdo klient të bankës drejt të bërit online të biznesit, në linjë me zhvillimet që po ndodhin kudo në botë.
Credins Bank e ka shoqëruar rrugëtimin digjital duke mbështetur mjaft projekte inovative për të rinjtë e talentuar në fushën e tekonolgjisë duke i punësuar apo alokuar çmime të ndryshme dhe do mirëpresim çdo ide apo projekt inovativ të lidhur me industrinë bankare.
Ndaj, jemi sot mbështetës të INNVEST Summit 2021 – një nga ngjarjet më të mëdha në rajon.
Merrni më shumë informacion nga ekipi i INNVEST në [email protected].
Ky event do mbahet tek Ar Turbine, në 7 Tetor, ora 9:30. Ju mirëpresim!”, njofton Credins Bank.