Shqipëria si një vend me atraksione të bukura turistike dhe larmia e aktiviteteve që sjell kryesisht sezoni veror e bën atë një nga destinacionet më të preferuara si për turistët vendas ashtu edhe të huaj. Shqipëria tashmë po përjeton një rritje të madhe në industrinë e turizmit, ndaj kjo ka ndikuar në kërkesën e shtuar për shërbimet bankare. Në këtë aspekt, Credins bank ka treguar rëndësinë maksimale duke ofruar më shumë shërbime digjitale në zonat turistike, duke mbështetur maksimalisht biznese të ndryshme si: bare, restorante, hotele, agjenci turistike, etj. Klientët tashmë janë duke u bërë gjithnjë e më të vetëdijshëm për përfitimet e ndryshme që marrin nga përdorimi i POS-ve apo ATM-ve. Rritja e kërkesave për këto shërbime tregon tashmë një tendencë të qartë për përdorimin e teknologjisë moderne në menaxhimin e financave.
Shërbimet e Credins bank janë të organizuara për të siguruar fleksibilitet maksimal dhe për të përmbushur kërkesat e ndryshme të klientëve. Kështu rritja e performancës së bizneseve ka bërë që Credins të angazhohet maksimalisht në ofrimin e shërbimeve më konkurruese, duke përfshirë edhe shërbimet digjitale që janë në dispozicion 24/7. Credins ka investuar në zgjerimin e rrjetit të ATM-ve dhe POS-ve, që janë rritur në numër për të ndihmuar klientët në çdo kohë dhe në çdo vend të Shqipërisë. Një tregues i rëndësishëm për suksesin e bankës është edhe investimi i vazhdueshëm në ndërgjegjësimin e popullatës për përdorimin e produkteve bankare, përmes teknologjisë. Fushatat e ndryshme të realizuara në shumë kanale komunikimi, kanë qenë inkurajuese për klientët mbi përdorimin e kartave si instrument pagese, ose kanaleve të tjera digjitale. Kjo strategji e përdorur nga Credins bank ka përmirësuar në këtë aspekt përvojën e klientëve, duke u krijuar mundësi më të mira për menaxhimin e financave të tyre.
Sot shohim që klientët individë janë të vetëdijshëm që pagesat me kartë janë më të shpejta dhe më të thjeshta, duke shmangur radhët e gjata, menaxhuar kohën e tyre më mirë, aksesimin kudo të blerjeve/transaksioneve me sisteme të larta sigurie. Nga ana tjetër numri i lartë i turistëve që zgjedhin si destinacion Shqipërinë, ka rritur ndjeshëm ofrimin nga Credins bank për shërbimet e-commerce/ POS-ve virtuale (shërbim për të pranuar pagesa online me kartë), të cilët mund të rezervojnë dhe paguajnë për akomodimet, biletat e avionëve, restorantet, makinat me qera, apo edhe shumë shërbime të tjera që lidhen me interesat dhe dëshirat e tyre, duke pasur kështu edhe mundësinë t’i përfitojnë me promocione të ndryshme nga bizneset që i ofrojnë. Po ashtu edhe klientët biznes i shohin pagesat me kartë dhe shërbimet digjitale si një alternativë e shkëlqyer për të shtuar më shumë numrin e klientëve, njëherazi duke pasur edhe mundësinë e rritjes së fitimit të tyre në biznes, fleksibilitetin për të qarkulluar me pak para cash, etj.
Kështu në nivel kombëtar, lëshimi i kartave ka treguar një rritje të dukshme me 20% në sektorin e biznesit dhe 9% për individë krahasimisht me një vit më parë. Credins ka ofruar oferta të ndryshme dhe skema shpërblimi për të inkurajuar përdorimin e kartave, duke përfshirë përfitime si cashback apo zbritje të ndryshme. Nga ana tjetër rritja e kërkesave për instalimin e POS-ve nga biznese të ndryshme tregon tashmë interesin e rritur për transaksione të sigurta dhe të shpejta. Po ashtu, transaksionet përmes POS-ve janë rritur me 22% krahasuar me një vit më parë, ndërsa volumi i transaksioneve është rritur me 28%.
Tashmë diversifikimi i shërbimeve dhe produkteve bankare të ofruara nga Credins janë treguesi i angazhimit të saj, për të ofruar shërbime të nivelit të lartë. Me një fokus të shtuar në ofrimin e shërbimeve digjitale Credins bank është e angazhuar për të ofruar alternativat e saj më të mira në të gjithë Shqipërinë. Përmes gamës së shërbimeve dhe produkteve që ofron për individë dhe biznese është sot një nga institucionet bankare që përmbush nevojat dhe kërkesat e klientëve në mënyrë të personalizuar, duke iu përshtatur edhe risisë së kohës. Ajo çfarë e bën të veçantë Credins është strategjia për një investim të vazhdueshëm në të gjithë infrastrukturën e shërbimeve që ofron, të cilat jo vetëm janë bashkëkohore, por të dizenjuara për të plotësuar dëshirat dhe nevojat e ndryshme të individëve dhe bizneseve, si: llogari bankare, kredi, dhe produkte të ndryshme investimi, etj.