Credins Bank, partnere e institucioneve publike dhe jopublike, ka dhuruar inkubatorë për foshnjat e Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”
Monika Milo, zv. Drejtoresha e Përgjithshme e Credins Bank, së bashku me zv. Ministren e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ishin të pranishme në Spitalin Universitar Opsetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në të cilin, Credins Bank dhuroi inkubatorë për foshnjat e këtij materniteti.
Credins Bank, në mbështetje të objektivit 9 të vendosur nga Kombet e Bashkuara, ka investuar dhe zhvilluar politika për mbështetjen me financim të projekteve në përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve jetësore.
Në këtë mënyrë, Credins investon në zhvillimin e një infrastrukture cilësore, duke i bërë këto institucione të besueshme, të qëndrueshme dhe efikase në shfrytëzimin e burimeve dhe përdorim më të madh të teknologjive.