Rafael Leao mund ta konsiderojë veten me shumë fat duke qenë se ka shansin të luajë me Zlatan Ibrahimovic dhe Cristiano Ronaldon në të njëjtën kohë. Te Milan, sulmuesi i ri stërvitet çdo ditë me suedezin, ndërsa te kombëtarja luzitane aktivizohet përkrah një idhulli si CR7.
Së fundmi, nga grumbullimi i Portugalisë para dy ndeshjeve kualifikuese me Irlandën dhe Serbinë, Leao është pyetur se me cilin prej të dyve ndihet më i lumtur. Për 22-vjeçarin nuk ka pasur shumë dyshime dhe pasi ka vlerësuar të dy futbollistët, në fund ka zgjedhur patriotin e tij.
“Unë kërkoj gjithnjë të mësoj prej tyre, janë dy futbollistë të mëdhenj. Jam më i lumtur të punoj me Ronaldon sepse ai është një lojtar që unë e admiroj shumë”, u shpreh Rafael Leao.