Cristiano Ronaldo konfirmohet mbret i rrjeteve sociale. Edhe në vitin 2021, ylli i Mançester Junajtid, është lojtari që ka pasur më shumë kontakte me ndjekësit. Një rekord ai i portugezit, që e ka lënë shumë prapa Lionel Messin, rivalin e përjetshëm, por edhe Neymarin, në klasifikimin special të rrjeteve sociale.
Ronaldo ka regjistruar 2.1 miliardë kontakte nëpërmjet rrjeteve sociale në nivel botëror, 340 milionë nga të cilat në Facebook, 1.7 miliardë në Instagram dhe 28 milionë në Tëitter.
Sipas monitorimit vjetor të futbollit në vitin 2021 nga “Talkëalker”, lider global në këtë fushë që mat periodikisht ndërveprimet e federatave kryesore, skuadrave dhe sportistëve në nivel botëror në rrjetet sociale, CR7 në 2021-shin nuk ka pasur rivalë në Facebook, Tëitter dhe Instagram.
Portugezi ka dyfishin e shifrave të vendit të dytë, që mbahet nga Lionel Messi. Argjentinasi ka në total 1.1 miliardë kontakte të ndara mes Facebook (192 milionë ndërveprime) dhe Instagram (972 milionë). Në vend të tretë qëndron braziliani Neumar, me 751 milionë ndërveprime në 2021-shin.
Ndërsa lidhur me Serie A, futbollisti më social i 2021 është Paulo Dybala i Juventusit që renditet në vendin e nëntë me 148 milionë ndërveprime totale dhe e ndjek milanisti Zlatan Ibrahimovic që renditet në vendin e 12 me 124 milionë ndërveprime.
Për trajnerët, sipas “Talkwalker”, është Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, ai që ka më shumë reagime në rrjetet sociale, me 20 milionë ndërveprime në vitin 2021.