Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë vendimtar dhe të shënojë gola, pavarësisht se tashmë është 39 vjeç.
Ylli portugez realizoi golin e dytë të Portugalisë kundër Kroacisë, në ndeshjen e vlefshme për Nations League.
Sulmuesi i Al Nassr nuk i përmbajti dot emocionet pas golit, teksa shpërtheu në lot.
Ky ishte goli numër 900 në karrierë për portugezin që e fut ende më shumë në legjendë.