Cristiano Ronaldo vijon të befasojë me rekordet. Me 2 golat e realizuar në barazimin 2–2 të Portugalisë me Francën shkoi në kuotën e 109 gola, aq sa iraniani Ali Daei që pati karrierën e tij nga 1993 deri në 2006.
Një synim i arritur dhe që mund të kalohet, duke parë rendimentin e sulmuesit 36-vjeçar. Ronaldo iu deshën 178 takime për të shënuar 109 gola, ndërsa Ali Daei 145, por me kundërshtarë më të dobët, duke parë që Irani është pjesë e Konfederatës së Azisë.
Për këtë Cristiano mori edhe përgëzimet Daei: “Urime Cristiano Ronaldos i cili tani është vetëm një gol larg thyerjes së rekordit për golat e shënuar nga një futbollist me ekipin kombëtar. Jam i nderuar që ky moment i rëndësishëm është arritur nga Ronaldo, një kampion i madh dhe një person i mirë që frymëzon dhe ndikon në jetën e gjithë botës”.
CR7 iu përgjigj përmes Instagram fjalëve të bukura të Ali Daei: “Kampionët e vërtetë mbeten të tillë përgjithmonë. Jam shumë krenar që lexoj këto fjalë nga një idhull si t’i. Faleminderit, Ali Daei”.
Cristiano Ronaldo mbërriti edhe në 21 gola në fazën finale të Europianit dhe Botërorit, duke u bërë i pari lojtar nga kontinenti jonë i cili arrin këtë objektiv.
Gjatë fazës së grupeve të Euro 2020 kapiteni i Portugalisë realizoi 5 herë, më mirë se ai është vetëm Michel Platini me 7 në turneun e 1984.