Cristiano Ronaldo është shpesh në lajme për arritjet e tij në fushën e blertë dhe personalitetin e tij simpatik jashtë saj.
Pasi u shpall atleti më i paguar në botë muajin e kaluar nga Forbes, ylli portugez është shpallur edhe si personi që fiton më shumë të ardhura nga Instagram për të tretin vit radhazi. Por jo vetëm kaq.
38-vjeçari i Al Nassr ka bërë historinë e rrjeteve sociale, duke u konfirmuar si individi i parë me mbi 600 milionë ndjekës në Instagram,
Rekordi historik vjen disa muaj pasi ai arriti 500 milionë ndjekës, në nëntor 2022. Një nga figurat më të njohura në botë, Ronaldo ka grumbulluar mbi 150 milionë ndjekës në Instagram që nga maji, falë përfshirjes së tij aktive në këtë platformë.
Ylli argjentinas i futbollit, Lionel Messi, mban vendin e dytë për sa iu përket ndjekësve në Instagram me 482 milionë, i ndjekur nga këngëtarja dhe aktorja Selena Gomez në vendin e tretë, me 427 milionë.
Kylie Jenner, Dëayne “The Rock” Johnson, Ariana Grande, Beyoncé, Khloe Kardashian dhe Justin Bieber janë ndër personat e tjerë të njohur në “top 10” e llogarive në Instagram me më shumë ndjekës.