Politika Çuçi dhe Peleshi: Nuk e dinim për ndryshimin e postit, Rama s’ka...

Çuçi dhe Peleshi: Nuk e dinim për ndryshimin e postit, Rama s’ka nevojë për konsultime

“Nuk e dija për ndryshimin e postit, mirëpres detyrën e re”, kështu është shprehur për mediat Bledi Çuçi, me mbarimin e Kongresit Zgjedhor të PS.

Tanimë, Çuçi i cili më parë mbante detyrën e kreut të grupit të PS, do bëhet nënkryetar i Kuvendit.

Ndërkohë, Niko Peleshi i cili u hoq nga drejtimi i Ministrisë së Mbrojtjes për të marrë kryesimin e grupit parlamentar socialist u shpreh: “Ky ishte një Kongres i rëndësishëm dhe priteshin nisma e ndryshime. Do doja mos të kuptohej kaq ngushtë, Rama ka ambicie të mëdha për Shqipërinë 2030. Nuk e kam ditur…

Për një njeri që është 100% aktiv në politikë, me mua s’ka nevojë për konsultime sepse jemi 100% në këtë betejë.”