Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka paralajmëruar se personat që shkaktojnë zjarre do të përballen me ligjin, pasi rrezikojnë jetën e qytetarëve dhe pasurinë e tyre.
“Do të përballen me ligjin të gjithë ata që për një arsye apo një tjetër do të shkaktojnë zjarre, duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe pasurinë e tyre. Me zjarrin nuk luhet e as bëhet shaka, prandaj apeloj për t’u treguar të kujdesshëm në çdo moment”, shkruan Çuçi në rrjete sociale.
Përgjatë 24 orëve të fundit, Policia e Shtetit ka proceduar 5 persona për zjarrvënie në Lezhë, Gjirokastër dhe Vlorë.