Bota Çuditë e luftës në Ukrainë: Dy fëmijë të sapolindur marrin emrat e...

Çuditë e luftës në Ukrainë: Dy fëmijë të sapolindur marrin emrat e raketave britanike

Në luftë ndodhin edhe çudira. Dy fëmijë të sapolindur ditët e fundit në Ukrainë kanë marrë emrat sipas raketave britanike tokë-ajër. Fëmijët janë quajtur djali Yan Javelin dhe vajza Javelina.

Emrat e pazakontë janë regjistruar në Vinnytsia Oblast. Ish-zonja e parë e Ukrainës, Kateryna Yushchenko tha se jo ishte një shenjë mirënjohjeje për armët që Perëndimi ka dërguar në Ukrainë.

Rreth 165 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, pasi Vladimir Putin deklaroi atë që ai e quan “operacioni special”.

Shifra është raportuar agjencia e lajmeve Interfax-Ukraine, duke cituar zyrën e prokurorit të përgjithshëm (PGO). Zyra gjithashtu thotë se 266 fëmijë janë plagosur.

Sakaq, forcat ukrainase kanë njoftuar sot se kanë rimarrë terrenin kyç në veri të Ukrainës, pasi ia mohuan Rusisë aftësinë për të siguruar objektivat dhe detyroi forcat ruse të tërhiqen nga zonat përreth Chernihiv dhe në veri të Kievit.