Një Milan jo shumë në formë është parë mbrëmjen e sot në San Siro kundër Kaljarit, por sërish ia kanë dalë që të rrëmbejnë 3 pikët duke iu bashkuar me 6 pikë të plota Juventusit dhe Interit, që luajtën një ditë më parë.
Cutrone ka kaluar në avantazh kuqezinjtë në minutën e 10, e pas këtij momenti deri në shënimin e golit të barazimit nga Joao Pedro, Milani ka qenë thuajse inekzistent në fushë, ku disa herë i janë falur ndërhyrjeve të Donarumës.
Por barazimi nuk ka zgjatur shumë, pasi 14 minuta më pas në të 70’, Suso ka ekzekutuar në mënyrë perfekte një goditje dënimi duke e dërguar topin në rrjetë.
Një mbrëmje jo e mirë për gardianin e portës së kombëtares kuqezi, Etrit Berisha, ka qenë ndeshja ndaj Napolit në transfertë.
Edhe përse kanë kaluar të parët në avantazh në të 15, zikaltrit e Atalantës kanë pësuar 3 gola gjatë pjesës së dytë.
Por ndërsa Berisha ka humbur, një tjetër gardian i kombëtares kuqezi ka marrë 3 pikë në transfertë mbrëmjen e sotme.
Thoma Strakosha ka dhënë kontributin e tij në fitoren 1-2 të Lazios në Verona kundër Chievos.
Pas kësaj fitoreje Lazio ka grumbulluar 6 pikë, po aq sa edhe Milan, Juventusi, Inter dhe Sampdoria.