Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të gjykohet me procedurën e gjykimit te shkurtuar.
E njëjta kërkesë është bërë edhe nga të bashkëpandehurit e tjerë.
“Nuk ka më fakte, kërkojmë gjykimin e shkurtuar”, u shpreh ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako pasi doli nga SPAK, ku qëndroi rreth 30 minuta.
Në Gjykatën e Posaçme, nisi sot gjykimi i çështjes, në të cilën Dako akuzohet për “shpërdorim të detyrës” në dy raste.
Prej 27 shkurtit, Dako ndodhet në arrest shtëpie pasi iu ndryshua masa e sigurisë, për tejkalim të afateve të paraburgimit.
Dako akuzohet për “Shpërdorim detyre” në dy raste në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.