Aktualitet Dako shkon në Apel, kush është gjyqtarja që ka në dorë “fatin”...

Dako shkon në Apel, kush është gjyqtarja që ka në dorë “fatin” e ish-kryebashkiakut

Ish-kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i arrestuar për “Shpërdorim detyre” në dy raste, do të dalë përballë gjykatës së Apelit të Posaçëm më 18 korrik në orën 10:00.

Seanca në Apel do të shqyrtohet nga gjyqtarja Daniela Shirka, e cila do të rivlerësojë kërkesën e ish-kryebashkiakut për një masë më të butë sigurie.

Dako u arrestua më 6  qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme nën dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.

E para në lidhje me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshtim me ligjin dhe tenderin për bërjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.

Gjithsej bashkë me Dakon u lëshuan 10 urdhër arreste, 6 prej të cilave u ekzekutuan nga policia.