Në një intervistë për Marie Claire UK, aktorja Dakota Johnson ka rrëfyer se vuan nga ankthi dhe depresioni që kur ka qenë adoleshente. Aktorja e “50 hijeve” e ka treguar këtë detaj nga jeta e saj në këto momente, sepse karantina për shkak të pandemisë i ka rikthyer asaj problemet me ankthin dhe depresionin.
“Je në shtëpi, nuk je me miqtë, nuk je me familjen, nuk je në gjendje të bëni gjërat që normalisht të bëjnë të ndjehesh më mirë – shpjegoi Johnson gjatë një interviste për të promovuar filmin e saj të fundit, “High Note” – Ndjen një lloj depresioni, por vetë nuk je vërtet e sigurt pse ndihesh kështu.” Gjithashtu ajo tregon se në moment që bota po kalon momente të vështira, edhe vetë aktorja nuk mund të ndihet e lumtur dhe të bëje plane si gjithmonë.
“Tani po mendoj vazhdimisht për situatën në botë. Më mban zgjuar çdo natë, gjithë natën. Truri im arrin qoshet e errëta dhe lëviz duke menduar gjëra të ndryshme brenda sekondit. Më duhet të bëj një punë të shkëlqyeshme për të eleminuar mendimet dhe emocionet, dhe bëj shumë terapi për këtë”, tregon Johnson.
Aktorja Dakota Johnson ka treguar gjithashtu se ka gjetur një mënyrë se si të menaxhojë stresin dhe ankthin. Ajo është shumë e përkushtuar ndaj meditimit dhe ecjes, duke i konsideruar si një aktivitet që e bëjnë të ndihet mirë me veten.